Transmetuar më 15-03-2017, 15:57

Prishtinë, 15 mars 2017, NOA.al- Grabitet me armë një bankë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15.00, në filialin e një banke e cila gjendet në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Nga hetimet e para, dyshohet se kjo grabitje është kryer nga tre persona të dyshuar, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur.

Fatmirësisht nga gjithë kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar. Të dyshuarit pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, e cila nuk bëhet me dije, janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë.

Për të konfirmuar shumën e parave të grabitura policia është duke punuar ngushtë me zyrtarë të bankës.

Deri tani policia ka arritur të gjejë, makinën tip Audi, me të cilën janë larguar të dyshuarit, e cila do të konfiskohet për ekzaminim, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve./a.y/noa.al