Transmetuar më 15-03-2017, 15:30
Publicitet

Në shtetin fqinj Itali, por edhe në vende të ndryshme të Europës gjatë viteve të fundit është shënuar një rënie e ndjeshme e lindshmërisë.

Një sipërmarrës italian nga Vicenza, Roberto Brazzale, 54 vjeç, i cili është baba i tre fëmijëve, ka trashëguar një biznes për prodhimin e djathit të krijuar në vitin 1784 dhe ka vendosur që të stimulojë punonjësit që të krijojnë familje dhe kush bën fëmijë, do të ketë një rrogë shtesë.

“Është e nevojshme të jepet një sinjal i qartë, Italia dhe Europa duhet të kthejnë fëmijët në qendër të jetës. Kur isha i vogël shikoja rrotull nëna me fëmijë. Tashmë shoh vetëm kujdestare me të moshuar në karrocë me rrota. Për të rinjtë, mendimi për t’u bërë me fëmijë është një problem i madh”, thotë Brazzale për “Repubblica”.

Ai ka 550 punëtorë ku një pjesë veprojnë në Veneto të Italisë dhe një pjesë në Litovel të Republikës Çeke, ku janë hapur 19 dyqane. Kompania ka firmosur çekun e parë, dhe e vetmja gjë që kërkohet është që punëtorja duhet të ketë dy vite punë pranë kompanisë.

Kjo gjë vlen edhe për baballarët që do bëhen me fëmijë, ose që do adoptojnë një të tillë, shkruan noa.al. Brazzale thotë se 1500 euro mund të mos mjaftojnë, por është ndihmë e mirë për familjen e re në momentin e zgjerimit./a.y/noa.al