Transmetuar më 15-03-2017, 15:03

Tiranë, NOA.al- Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale do të mbeten prezent në territor duke ndikuar mot të kthjellët por herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta. Më të dukshme në verilindje- juglindje të territorit. Edhe pasditja do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në ultësirën perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira më të shpeshta zonat malore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet valëzim i lehtë.

Europa

Moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë të pranishme për Europën jugperëndimore, pellgun e Mesdheut si edhe gadishullin e Ballkanit ku temperaturat do të arrijnë mbi 20 gradë C. Po ashtu moti i kthjellët do të jetë dominant edhe për vendet Nordike por me temperatura të ulëta. Prezenca e një qendre të presionit të ulët atmosferik në verilindje të Europës do të kushtëzojë në këto rajone reshje të dendura dëbore. Ndërsa me vranësira dhe shira do të paraqitet moti për Europën qendrore por shirat do të jenë në sasi të pakta./a.y/noa.al