Transmetuar më 15-03-2017, 12:03

Një lulzim i madh i algave ka transformuar një breg australian në një dritë të madhe blu. 

Algat bioluminishente, të quajtura zakonisht si shkëlqimi i detit, kanë mahnitur vendasit në Perservation Bay të Tazmanisë. 

Dukuria natyrale ndodhi gjatë kohës që këto organizma të vogla ndriçojnë si një mekanizëm mbrojtës, sipas ekspertëve. Është tipike në ujërat e qeta.

Pavarësisht se nuk janë toksike, algat mund të shkaktojnë irritime të lëkurës tek disa persona. “I gjithë plazhi kishte një blu të shndritshme”, thotë Brett Chatwin, i cili ka fotografuar spektaklin.