Transmetuar më 15-03-2017, 10:28

Vajza e prekur me sindromën Dawn ka realizuar më në fund ëndrrën e saj për të prezantuar motin në një televizion.

21 vjecarja Melanie Segard, ka prezantuar një pjesë të hapësirës të parashikimit të motit në televizionin kombëtar të Francës "France 2".

"Unë jam ndryshe, por do të dëshiroja t’i tregoja të gjithëve se mund të bëj shumë gjëra", është shprehur Melanie.

Ëndrra e Melanie bëri jehonë shumë të madhe, jo vetëm në Francë, por në të gjithë botën pasi në rrjetin social "Facebolok filloj një fushatë të cilën e mbështetën më shumë se 200 mijë persona.

Për të realizuar ëndrrën e saj, 21 vjeçares iu desh të kryente një trajtim katër ditor nga redaksia e motit e televizionit "Francë 2", ku asaj iu mësua se si të prezantonte përpara ekranit.