Transmetuar më 14-03-2017, 22:58

Skuadra e Leiçester vazhdon të vendosë rekorde të reja dhe të befasojë botën e futbollit, ku mbrëmjen e sotme ka eliminuar Sevillan për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve (Champions League).

Leiçester fitoi 2-0 në përballjen me spanjollët, duke përmbysur rezultatin e takimit të parë që përfundoi 2-1 për Sevillan.

Golat për Leicesterin në këtë ndeshje i shënuan Morgan në pjesën e parë dhe Alberighton në pjesën e dytë.

***

Në takimin tjetër, Juventus ka bërë detyrën kundër Portos duke fituar me rezultat të ngushtë 1-0.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Dybala i cili kishte thënë se e kishte ëndërr të shënonte kundër portierit të famshëm Iker Casillas.

Juventus i bashkohet skuadrave të tjera (Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Dortmund dhe Leicester Cityt) në çerekfinalet e evenimentit më të madh të futbollit. /a.k/noa.al/