Transmetuar më 14-03-2017, 21:48

Fundi i ndeshjes Juventus-Milan, mbrëmjen e së premtes së kaluar u shoqërua me kontestime dhe polemika nga kuqezinjtë, për shkak të një 11-metërshi të shumëdiskutuar.

Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca ka reaguar shumë ashpër ndaj gjyqtarëve atë mbrëmje e për këtë gjë, Gjykata Sportive në Itali e ka pezulluar lojtarin me një ndeshje dhe një gjobë 10 mijë euro.

Kështu Bacca nuk do të luajë dot në takimin e ardhshëm që Milani do të luajë kundër Genoas në “San Siro”./a.k/noa.al/