Transmetuar më 14-03-2017, 15:48

Ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo publikoi sot këto pamje që shihni në këtë raport, të Pazarit të Ri, si do të ishte nëse do të përurohej sipas projektit të kontraktuar në vitin 2015 kur Lulzim Basha ishte kryebashkiak i kryeqytetit.

Ky projekt ishte dhe mbeti investim i Fondit Shqiptaro-Amerikan te ndërmarrjeve.

Më 16 prill 2015, presidenti i këtij Fondi, Michael Granof bashkë me Bashën, në nje konference shtypi lajmëruan përfundimin e projektit te Pazarit te Ri, duke publikuar dhe fotot përkatëse se si do te transformohej kjo hapsire tregtare dhe publike.

“Një projekt i rëndësishëm transformues dhe me financim te siguruar dhe parashikuar nga administrata Basha. Ky ishte vetem njeri prej tyre, një tjetër ishte Bulevardi i ri e Lumi i Tiranes, Terminali Multimodal, dhjetëra rruge, shkolla, kopshte e çerdhe”, – shpjegoi sot z.Bozdo ndërsa Rama me Veliajn përuronte Pazarin e Ri, me projektin e modifikuar nga bashkia socialiste. /noa.al/