Transmetuar më 14-03-2017, 14:39

Është i ditur tashmë fakti që kosi është një prej ushqimeve më të shëndetshëm për trupin, duke qenë se ndihmon në tretje, mundëson pasjen e një lëkure të shëndetshme dhe flokë me shkëlqim, por jo të gjithë e dinë se ndihmon edhe për të luftuar depresionin.

Këtë fakt e ka zbuluar një studim amerikan i kryer nga University of Virginia School of Medicine, sipas të cilit ngrënia e kosit në mëngjes, ka efekte shumë pozitive në shëndetin mendor.

Kosi përmban laktobacillus e baktere probiotike, të cila largojnë tensionin në arterie dhe stresin. Në momentin që zvogëlohet prania e laktobacillus në aparatin tretës, rritet mundësia për të pasur luhatje humori. Me kosin në fakt, arrihet të mposhten problemet nervore në mënyrë natyrale, pa pasur nevojë për produkte kimike apo toksike.

“Surpriza e madhe është se nuk ka nevojë për të marrë ilaçe, por se depresioni mund të luftohet me kos”, thotë studiuesi, Alban Gaultier, shkruan noa.al. Megjithatë kjo vlen për rastet e depresionit në fazë të lehtë dhe jo për rastet e rënduara./a.y/noa.al