Transmetuar më 14-03-2017, 13:25
Publicitet

Kampionja botërore në xhudo, Majlindja Kelmendi  ka vendosur që të vërë në shitje një pjesë të simboleve të saj të Rios.

Konkretisht ajo ka vendosur të shesë pjesën që mbante në shpinë në Lojërat Olimpike Rio 2016 ku shkruan emri i saj dhe vendi nga vjen. Ajo këtë veprim e bëri për të ndihmuar fëmijët me sëmundjen e leukemisë.

Fituesja e medaljes olimpike, Majlinda Kelmendi është bërë sot  ambasadore e fondacionit “Care for Kosovo Kids”, organizatë e cila ndihmon fëmijët me kancer në Kosovë.