Transmetuar më 14-03-2017, 13:07

Ndoshta nuk e kishit menduar por dhimbjet e shpinës mund të shkaktohen edhe nga xhinset e ngushta dhe xhupat e gjatë me kapuç.

Pothuajse 3/4 e grave kanë përjetuar dhimbje shpine, sipas një studimi nga të realizuar nga Shoqata Kiropraktike Britanike (BCA), e cila tha se veshjet e modës, përfshirë këpucët e hapura nga prapa, çantat e rënda dhe bizhuteritë e rënda ishin shkaktarët.

Veshja e xhinseve shumë të ngushta mund të kufizojë mobilizimin dhe shkaktojë tendosjen e muskujve të tjerë, tha kiropraktiku Rishi Loatey për “The Independent”. “Nëse janë shumë të ngushta ju nuk do të jeni në gjendje të ecni siç bëni normalisht,” tha ai.

Ai thotë se duke qenë se muskujt nën xhinse nuk lëvizin si normalisht, muskujt e tjerë, përfshirë edhe ata të shpinës do të lëvizin për të minimizuar presionin. “Nëse një prej pjesëve nuk lëviz siç duhet, do të shkaktojë më shumë presion në pjesët e tjera,” tha ai.