Transmetuar më 14-03-2017, 11:29

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka shkuar sot në qytetin e Elbasanit prej nga ku u ka uruar Ditën e Verës, gjithë shqiptarëve. "Dita e verës, shpresë për mbarë shqiptarët për kohe më të mira që po vijnë," tha Basha.

Ndërkohë, ai ka vizituar një panair të hapur me rastin e festës, ku është pritur nga dhjetëra të rinj që i lidhën në duar, verore. Më pas, ka vizituar vitrinat dhe me bashkëshorten, ka blerë mjaltë.  Duke folur në Elbasan, Basha uroi të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës, si dita e nisjes së punëve të mbara.

“Elbasani është zemra e traditës së mrekullueshme të Ditës së Verës. Sot jam shumë i lumtur që jam në mes qytetareve dhe qytetarëve të Elbasanit, por edhe shumë qytetarëve të tjerë të Shqipërisë që ndodhen këtu për të festuar Ditën e Verës. Nga zemra, i uroj çdo shqiptari e në veçanti elbasanllinjve: Gëzuar Ditën e Verës! Sjelltë shpresë për një të ardhme më të mirë për çdo shqiptare dhe çdo shqiptarë”, u shpreh Basha.