Transmetuar më 14-03-2017, 07:39

Përgjithësisht kur është fjala për shëndetin, gratë janë shumë më mirë se sa burrat. Por kur vjen puna tek varësitë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Kapërcimi i varësisë nga droga, abuzimi me alkoolin apo duhanpirja është më i vështirë për gratë.

Deri së fundmi, efektet negative të duhanpirjes janë studiuar kryesisht tek burrat. Por, revista “The Lancet” ka publikuar një studim ku thuhet se duhanpirja shkurton jetëgjatësinë e grave me një mesatare prej dhjetë vitesh.

Ky rezultat kishte ardhur nga studimi i kryer me 1.2 milionë gra të moshave 50-69-vjeçe  në Britaninë e Madhe, të cilat u ndoqën nga afër për rreth 12 vite. Në fillim të studimit dhe tre vite më vonë ata u pyetën për stilin e tyre të jetesës dhe zakonet. Gjatë 12 viteve të studimit një total prej 60 000 grash vdiqën.

Në fillim të studimit 20 për qind e grave ishin duhanpirëse, 28 për qind e kishin lënë duhanin, ndërsa 52 për qind nuk kishin pirë kurrë duhan. Rreziku për të vdekur i atyre që vazhduan të pinin duhan për tre vite ishte tri herë më i madh se i grave që nuk kishin konsumuar kurrë duhan.

Dhe sa më shumë cigare që pinin, aq më i madh ishte rreziku. Autorët e studimit arritën në përfundimin se sëmundjet që kanë lidhje me duhanpirjen, përfshirë sëmundjet e mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe ataku, ishin përgjegjës për 66 për qind të vdekjeve të grave mes moshës 60-80-vjeçare.

Ky është ndër studimet e para të këtij lloji, i cili tregon se efektet e duhanpirjes tek gratë nuk janë më të buta se tek burrat. Duhanpirja në mesin e grave para vitit 1940 ishte tepër-tepër e rrallë, prandaj ekzistojnë studime të vjetra në këtë fushë.