Transmetuar më 13-03-2017, 19:48

Shumë prindër nuk e dinë metodën se si ta vënë beben e tyre në gjumë dhe kjo mund të shkaktojë rreth 300 vdekje në vit. Një sondazh nga fondacioni ‘Lullaby Trust’, ku morën pjesë më shumë se 68% e prindërve tregoi se ata janë të pasigurtë në mënyrën se si të parandalojnë një rrezik të tillë. Një grua, e quajtur Catherine, ka marrë përsipër që të tregojë për të gjithë mënyrën e duhur se si fëmija duhet të bëjë një gjumë të mirë, me ndihmën e bebes së saj, James.

“Fëmija duhet të shtrihet gjithmonë me kurriz në një zonë të pastër. Nuk duhet të flejë në divan me prindin në asnjë mënyrë. Nuk duhet të flejë në krevat me prindin, nëse ai është shumë i lodhur ose në stres. Këtë gjë duhet të bëni derisa fëmija të mbushë 6 muajsh. Mos i mbuloni fytyrën ose kokën fëmijës me dicka që mund ti marrë frymën,” – ka treguar Catherine për BBC. ./k.k/noa.al