Transmetuar më 13-03-2017, 18:55
Publicitet

Ku ka më mirë se t’i rikthesh flokut shkëlqimin me produkte natyrale dhe me maska që përgatiten në shtëpi. Më poshtë sjellim një maskë për flokët e zezë, e cila ka në bazë kakaon dhe që i bën më të shëndetshëm dhe me shkëlqim natyral.

Për përgatitjen e saj i’u duhen 10 lugë kakao e hidhur, një filxhan çaj i zi, një e verdhë veze, një lugë vaj ulliri, dy lugë uthul dhe një lugë mjaltë.

Hidheni kakaon në një tenxhere dhe gradualisht shtoni çajin, deri sa të krijohet një masë homogjene e butë. Nëse çaji tepron lëreni mënjanë. Kësaj mase shtojini edhe të verdhën e vezës, vajin e ullirit dhe uthullën dhe përziejini mirë.

Masën e përftuar përhapeni në flokë dhe mbajeni për dy orë. Roli i saj është ushqyes dhe për ata që i kanë të palyer, i errëson dhe u shton shkëlqimin.

Një maskë e tillë këshillohet që të përdoret 1-2 herë në muaj./a.y/noa.al