Transmetuar më 13-03-2017, 18:45

Kush më pak, apo kush më shumë, të gjithë përballemi me ndjenjën e stresit, që mund të shkaktohet në punë, familje etj. Shpesh zgjedhim forma të gabuara për ta hequr nga vetja, por trajneria e meditimit, Emmy- Lou Knoëles ka një sugjermi fare të thjeshtë, dhe për më tepër largon stresin për vetëm 3 minuta. Duke folur për DailyMail Femail, ajo thotë: “Kur na mbytin shqetësimet dhe stresi, duhet të krjoni hapësirë. Nuk keni nevojë për temjan, qirinj, apo të uleni në dysheme me këmbët kryq, duhet të jeni më realiste”.

Sipas saj, gjithçka që duhet është të mbyllni sytë, ose thjesht të ngulitni sytë diku nëse jeni në tavolinën e punës dhe të vendosni këmbët në dyshme për qëndrueshmëri.

Më pas, kthejeni gjithë fokusin tuaj në frymëmarrje, duke marrë frymë thellë  për të thithur oksigjen në barku përmes hundës.  Pastaj, thjesht psherëtini.

“Një psherëtime është e mrekullueshme dhe efektive për ti thënë trupit se jemi duke shkuar në gjendjen e mëparshme të qetësisë”. Vërtetë që funksionon./k.k/noa.al