Transmetuar më 13-03-2017, 17:27

Tiranë, 13 mars 2017, NOA.al- Me rastin e Ditës së Verës, 14 Marsit, ditën e nesërme disa rrugë në kryeqytet do të bllokohen.

Policia e Tiranës bën me dije se për mbarëvajtjen e festimeve dhe shmangien e incidenteve të mundshme, do ketë bllokim rrugësh, si më poshtë:

Nga ora 22:00, e datës 13.03.2017, deri në orën 23:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Sheshin “Skënderbej” deri në kryqëzimin me bulevardin “Zhan D’Ark” -Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,

-Nga ora 07:00, e datës 14.03.2017, deri në orën 24:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

-Rruga “Hoxha Tahsim”, nga kryqëzimi me rrugën “Beqir Luga” deri tek Sheshi “Avni Rustemi” -Rruga “Luigj Gurakuqi”, nga Sheshi “Avni Rustemi” deri tek kryqëzimi me Rrugën e “Barikadave”

-Nga ora 10:00, e datës 14.03.2017, deri në orën 24:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

-Sheshi “Nënë Tereza” -Rruga “Brigada e VIII”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Vaso Pasha” -Rruga “Pjetër Bogdani”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”

Policia e Tiranës thotë se ka marrë të gjitha masat për sigurinë e aktiviteteve, ndërkohë që kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të aktiviteteve, si dhe u bëhet thirrje që të shmangin sa më shumë përdorimin e mjeteve gjatë ditës së nesërme.