Transmetuar më 13-03-2017, 13:37

Policia e Tiranës i ka bërë një surprizë ish- ministrit të Brendshëm në largim, Saimir Tahiri. Pas më shumë se 3 vite e gjysmë në detyrë, më shumë se çdo ministër tjetër në pas viteve ’90, Tahiri duhet të lërë këtë post.

Ndërsa u prit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, policët e qarkullimit i dhuruan një bluzë me logon e Rrugores ku shkruhej “S.Tahiri, ministri që bëri ndryshimin”.

Më pas ka firmosur në të, jo vetëm Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, por edhe çdo punonjës policie. 

"Ju falenderoj të gjithëve, ju e dini që Policinë e Tiranës e kam pasur dobësi. Do kaloj ndonjëherë këtej...po më pranuat. Jam shumë i emocionuar. Po të rri më shumë këtu do prekem"", bëri shaka Tahiri.