Transmetuar më 13-03-2017, 13:23

Alexis Sanchez refuzon ofertën e re te Arsenalit.  Sulmuesi kilian duket se është i vendosur të largohet nga “Emiratës” në fund të këtij sezoni.

Siç shkruajnë mediat britanike, “Topçinjtë” kanë përgatitur ofertën e re për rinovimin e kontratës me kilianin në vlerë 180 mijë euro në javë, por Sanchez kërkon 250 mijë euro në javë.

Golashënuesi më i mirë i Arsenalit këtë sezon të garave, dëshiron të gjejë një klub i cili ofron më shumë para. Ish-sulmuesi i Barcelonës vëzhgohet nga disa top-klube evropiane.