Transmetuar më 13-03-2017, 07:35

Cristiano Ronaldo do të bëhet baba i binjakëve? Mediat e huaja raportojnë se ylli i futbollit ka përdorur një nënë surrogate nga SHBA-ja, e cila do të sjellë në jetë dy djemtë e tij.

Ronaldo ka një djalë 7-vjeçar, nënën e të cilit e ka paguar 12 milionë euro që të mos tregojë identitetin e saj.

Ndërsa nga ana tjetër, portugezi është në një lidhje me modelen 22-vjeçare Georgina Rodriguez.