Transmetuar më 12-03-2017, 22:45

Real Madridi ka marrë tre pikë të çmua mbrëmjen e sotme në luftën për titullin, pas fitores së vështirë me rezultatin 2-1 kundër Real Betisit.

Takimi i vlefshëm për “La Liga” u luajt në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Kanë qenë miqtë që kanë kaluar të parët në epërsi pas një autogoli të portierit madrilen, Keilor Navas.

Ka qenë Cristiano Ronaldo ai që ka kthyer barazpeshën e takimit, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-1.

Shpëtimtari i Real Madridit e ka emrin Sergio Ramos, i cili i ka dhënë fitoren duke shënuar një gol me vlerë në minutat e fundit të takimit, dhe duke e ngjitur skuadrën në krye të klasifikimit, pas hapit fals që Barcelona bëri sot/a.k/noa.al/