Transmetuar më 12-03-2017, 17:58

Sulmuesi kuqezi Armando Sadiku nuk po ndalon së shënuari gol, ku së fundi ka gjetur rrjetën në ndeshjen që Lugano humbi 5-2 kundër Thun në Superligën zvicerane.

Skuadra që drejtohet nga ish-ndihmësi i trajnerit De Biasi në Kombëtaren shqiptare, Paolo Tramezani pësoi humbje të turpshme por Sadiku edhe këtë javë ka gjetur rrjetën, duke u kthyer në bomberin e skuadrës me 5 gola në 5 ndeshje.

Forma e mirë e Sadikut është një lajm që gëzon trajnerin De Biasi përa përballjes me Italinë për kualifikueset e Botërorit./a.k/noa.al/