Transmetuar më 12-03-2017, 16:16

Portieri që peshon 120 kg, Wayne Shaw u bë  njohur para ndeshjes që skuadra e tij Sutton United, do të luante kundër Arsenalit në FA Cup.

Një foto e tij duke ngrënë byrek në stolin e rezervave, u publikua në media ndërsa shokët e tij të skuadrës po luanin kundër yjeve të Arsenalit.

Fakti që ai po hante byrek, i kushtoi vendin në skuadër pasi ngrënia në stol ishte kuotuar nga një kompani bastesh dhe kanë nisur hetimet tashmë, por vetë protagonisti duket se ka gjetur menjëherë një punë tjetër.

Shaw ka nisur të shesë panine, byrekë dhe ëmbëlsira në një biznes të vogël familjar./a.k/noa.al/