Transmetuar më 12-03-2017, 15:17

Seksi është pika kulmore e çdo raporti, si tek mashkulli edhe tek femra, ndonëse për arsye të ndryshme. Nëse mashkulli tërhiqet kryesisht nga trupi i femrës, kjo e fundit tundohet nga faktorë të tjerë. Sajti ‘Radio Deejay’, e cila ka intervistuar një grup vajzash lidhur me këtë çështje, janë renditur tetë gjëra që eksitojnë në maksimum një femër.

Cikli- Seksi tek femra është i lidhur me hormonet dhe kështu, në periudhën e ciklit është normale që dëshira për të bërë dashuri të jetë më e madhe.

Vera e kuqe- Ndonjë gotë me verë të kuqe, e bën femrën që të humbë toruan.

Blerjet- Duket se disa femra eksitohen teksa blejnë veshje, sidomos ato intime, pasi mendojnë se si do të mahnisin partnerin.

Fotografia e partnerit- Një fotografi seksi e partnerit i shton dëshirën për seks çdo femre.

Dushi i ngrohtë- Uji i ngrohtë ndihmon për t’u ç’tendosur dhe për të shtuar dëshirën seksuale.

Qëndrimi në mes të njerëzve- Bllokimi në mes të trafikut, ose në një mbledhje të mërzitshme, e shtyn femrën që të shkojë larg me mendime, pikërisht tek ai...

Parja e një filmi për të rritur- Pasioni për këta filma të nxehtë, duket se nuk prek vetëm meshkujt, pasi edhe femrat tundohen keqaz.

Dëgjimi i muzikës- Duket se disa këngë zgjojnë në kulm dëshirën seksuale tek femra./a.y/noa.al