Transmetuar më 11-03-2017, 23:36

Hapet një faqe ku kërkohet përsëritja e ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndërmjet Barcelonës dhe Paris Saint Germain, që përfundoi me rezultatin 6-1 në favor të katalanasve.

Nëpërmjet këtij rezultatin Barça arriti të kualifikohej duke përmbysur rezultatin e takimit të parë që përfundoi me rezultatin 4-0 në favir të francezëve të PSG-së.

Në këtë takim pati disa gabime nga gjyqtari gjerman Deniz Aytekin, duke bërë që disa tifozë të hapin një faqe, change.org, ku me anë të një peticioni kërkojnë që ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe PSG të përsëritet.