Transmetuar më 11-03-2017, 18:44
Publicitet

Publikohen datat e provimeve të maturës shtetërore 2017. Me një udhëzim të Ministrisë së Arsimit, maturanët e këtij vitit do t’i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj në datën 05 qershor, gjuhë shqipe dhe letërsi 10 qershor, provimit të matematikës në datën 15 qershor, ndërsa testin e provimeve të lëndëve me zgjedhje në datën 24 qershor.

Sipas ligjit të ri të Arsimit të Lartë, edhe këtë vit matura shtetërore do të ketë rol dalës, ashtu sin ë vitin e parë të aplikimit.

Sakaq, institucionet e arsimit të lartë janë ato që kanë vendosur kriteret e tyre të pranimit ku përvec provimeve të maturës marrin në konsideratë edhe mesataren e 3 viteve të gjimanzit.

Ligji për arsimin e lartë është kontestuar nga grupe të ndryshme interesi, dhe ka ngjallur debat politik e akademik./k.k/noa.al/