Transmetuar më 11-03-2017, 18:32

Real Madridi do të ketë mungesa të mëdha për takimin e ditës së nesërme në “La Liga” kundër Real Betis.

Sipas gazetës së njohur sportive “Marca” mungesave të Pepe Fabio Coentrao dhe Raphael Varane i është shtuar edhe Alvaro Morata.

Sulmuesi spanjoll u dëmtua në stërvitje, duke shqetësuar kështu trajnerin Zinedine Zidane.

Takimi Real Madrid-Real Betis do të luhet nesër në stadiumin “Santiago Bernabeu”./a.k/noa.al/