Transmetuar më 11-03-2017, 15:36

Me ardhjen e pranverës, dëshira për t’u përkëdhelur nga rrezet e diellit për të patur një ngjyrë perfekte dhe jo të zbehtë, duhet të shoqërohet me rritjen e kujdesit ndaj shëndetit të lëkurës. Ju prezantojmë 6 këshilla se si të përgatisim lëkurën në ekspozimin e parë ndaj diellit.

1. Produktet farmaceutike

Përbërësit e melaninës fuqizojnë nxirjen e lëkurës. Ideale është ti merrni të paktën një muaj para nxirjes sepse stimulojnë prodhimin e pigmentit dhe e mbajnë më gjatë ngjyrën.

2. Mbrojtje para ekspozimit

Gjatë ekspozimeve të para ndaj diellit nuk mund të mungojë në çantë kremi mbrojtës i çdo lloji. Që nga gjalpi i kakaos tek kremi për rreth syve, apo produkte të ngjashme në varësi të preferencës deri tek qumështi për trupin për të mbrojtur epidermën nga rrezet ultraviolet.

3. Pastrimi i lëkurës

Të paktën një herë në javë është e rëndësishme të pastrojmë lëkurën, dhe ta lirojmë nga qelizat e vdekura të mbledhura gjatë dimrit.

4. Dhimbja e kokës

Të rriturit, kryesisht mosha e tretë kanë shqetësim edhe nga dhimbja e kokës, ndaj rekomandohet mbajtja e kapeleve dhe evidentimi i rrezeve ne orare të caktuara të ditës.