Transmetuar më 11-03-2017, 14:18

Nga burgu në fushën e blertë. Kjo është me një fjali historia dramatike e ish portierit të Flamengos, Bruno Fernandes de Souza. I dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit me 22 vjet heqje lirie për vrasjen e të fejuarës, Eliza Samudio, portieri brazilian tashmë ka arritur të gjejë një klub ku të aktivizohet.

Ai ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me skuadrën Boa Esporte që militon në Serie B të kampionatit Minas Gerais.Bruno do të prezantohet zyrtarisht ditën e Martë do të jetë në çdo kuptim një futbollist i liçensuar dhe tashmë në pritje të vendimit të apelit, ka mundësinë të zbresë në fushën e lojës.

Gjithsesi, nëse në apel vendimi do të konfirmohet atëherë me siguri ai duhet të heqë dorë nga kontrata e re dhe të kthehet në burg për të vuajtur dënimin. Përpara arrestimit, ish portieri i Flamengos ishte edhe në orbitën e Kombëtares për të marrë pjesë në Boterorin 2014. Vendimin e parë gjykata e mori në vitin 2013 dhe në 24 Shkurt ai doli nga burgu.

Vrasja e ish të fejuarës modele disa vjet më parë tronditi botën e futbollit dhe jo vetëm për shkak të makabritetit të kësaj ngjarjeje pasi kufomën e viktimës ai ua hodhi qenve duke zhdukur çdo provë por policia arriti ta kryqëzonte duke e çuar përpara gjykatës.