Transmetuar më 11-03-2017, 11:30

Në mënyrën më modeste të mundshme, me ëmbëlsirën më modeste të mundshme, pa zhurmë dhe pa luks… por me shumë dashuri.

Kështu e ka kaluar edhe ditëlindjen e 28-të portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha.

Me thjeshtësinë dhe qetësinë që e karakterizon, Berisha ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram, bashkë me prindërit dhe tortën “Urime”.

Duke i falënderuar të gjithë për urimet, Berisha duket se nuk ka nevojë për më shumë në një ditë si kjo: familjen dhe urimet e ëmbla të të gjithë atyre që e duan.