Transmetuar më 11-03-2017, 10:18

Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit 1500 kosovarë kanë hyrë në territorin e Shqipërisë përmes doganës së Morinës.

Pika doganore e Morinit ka përballuar një fluks të madh të shqiptarëve nga Kosova që këtë fundjavë kanë preferuar ta kalojnë në Shqipëri.

Mësohet se po punohet me 5 sportele, ndërsa mësohet se mbi 1500 shtetas kosovarë me 400 mjete kanë hyrë në këtë pikë doganore, ndërkohë veriu i vendit është përfshirë nga erëra të forta dhe shi. Ndërsa në zonat malore nuk raportohen probleme.