Transmetuar më 11-03-2017, 08:58
Publicitet

Të gjithë e dinë se çfarë është e ftohura, por pak e dinë se si të çlirohen prej saj, apo se si mund të zhbllokojnë hundët apo të kenë një frymëmarrje shumë të mirë. E ftohura është e pranishme tek ne në muajt më të ftohtë, ose kur stinët ndryshojnë.

Mjafton vetëm një ditë me erë të fortë, apo një rënie e sistemit imunitar që hunda jonë të mbushet me mukozë e të na pengojë në frymëmarrjen. Gjithsesi ne po ju japim disa ide se si të shpëtoni nga kjo bezdisje dhe të merrni frymë lirisht.

Qepa për të zhbllokuar frymëmarrjen

Prisni një copë qepë të freskët. Futeni për pak sekonda në një gotë me ujë të ngrohtë. Më pas hiqeni qepën dhe pijeni ujin. Për ta ëmbëlsuar, mund t’i shtoni edhe pak mjaltë. Ndërkaq, për të zhbllokuar hundën sa më shpejt,  mund t’i thithni aromën qepës së prerë nga afër.

Xhenxhefil i freskët

Prisni një kub të vogël të rrënjës së xhenxhefilit dhe futeni në gojë. Thitheni dhe kafshojeni kubin e tij gjatë gjithë ditës. Aroma e tij e fortë dhe pikante, do të zhbllokojë hundën.

Çaj sherbele

Përgatisni një çaj me sherbele. Përpara se ta pini, shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar, një pikë vaj esencial Wintergreen dhe eukalipti. Pasi ta përzieni me çajin, pijeni.

Pini çaj të lules achillea

Që në simptoma e para të të ftohurës, përgatisni menjëherë çajin nga lulet achillea. Fusni një lugë gjelle me gjethet e thata të kësaj luleje dhe  pak ujë. Lërini që të ziejnë rreth 10 minuta, filtrojeni dhe pijeni.