Transmetuar më 10-03-2017, 20:27

Nga 1 prilli, shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa viza në një tjetër shtet në Evropë. Bëhet fjalë për një marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Konsulli i Përgjithshëm i Ukrainës në Mynih, Vadym Kostiuk ka bërë me dije se nga 1 prilli hyn në fuqi marrëveshjes mes dy vendeve.

“Më 1 prill 2017, hyn në fuqi marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të Ukrainës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për anulimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, e nënshkruar në Tiranë më 4 nëntor 2016”, shkruan në Facebook Kostiuk.

Sipas marrëveshjes, shqiptarët mund të hyjnë në Ukrainë me pasaportë dhe kanë të drejtë të qëndrojnë në atë territor për 90 ditë. E njëjta gjë vlen edhe për shtetasit e Ukrainës që do të vizitojnë vendin tonë.

Siç është raportuar, më 4 nëntor, ministri i jashtëm Ukrainian Pavlo Klimkin dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, kanë nënshkruar një marrëveshje ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë për heqjen e ndërsjellët të vizave.