Transmetuar më 10-03-2017, 18:18

Vitamina D është e rëndësishme për trupin tonë mbi të gjithë femrat duhet të furnizohen që në moshë të re pasi janë më të ekspozuara ndaj osteoporozës. Në çdo rast, të gjithë edhe meshkujt apo fëmijët duhet të evitojnë rënie të kësaj vitamine për të larguar kështu disa shqetësime.

Burimi i parë që na "dhuron" këtë substancë është dielli. Është e nevojshme të ekspozohemi çdo ditë për 10-15 minuta në verë dhe 20-30 minuta në dimër pa krem mbrojtës për të përfituar të mirat. Vitamina D luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e eshtrave duke mundësuar absorbimin e kalciumit nga trupi ynë. Është po ashtu shumë e rëndësishme për funksion të shëndetshëm të sistemit imunitar e gjithashtu mund të ndihmoj në zvogëlimin e rrezikut ndaj ftohjes.

Vitamina D gjithashtu ndihmon në akordimin e imunitetit të fjetur që mund t’ju mbroj nga virusi i gripit. Vitamina D gjithashtu është lidhur me parandalimin e shumë sëmundjeve të ndryshme duke përfshirë këtu sklerozën e shumëfishtë, artritin dhe bile edhe kancerin. Ja disa ushqime me vitaminë D të cilat nuk duhet të mungojnë në tavolinë.

Laktinat dhe veza

Një burim shumë i mirë i kësaj vitamine vjen nga qumështi dhe nga derivatet e tij, mjaftojnë dy porcione në ditë si kos apo qumësht, djathë, gjizë për të marre sasinë e duhur. Për ato që nuk i tolerojnë laktinat mund të përdorin produkte të skremuara pjesërisht apo pa laktinë. Një ushqim tjetër i vlefshëm është veza, dy në javë të gatuara në çfarëdo mënyrë.

Peshku

Peshqit që kanë një përmbajtje të lartë të vitaminës D janë toni, sardelet, salmoni, merluci, karkalecat etj. Mënyra më e mirë për t’i gatuar është me avull sepse kështu nuk shtohen yndyrat dhe mbajnë të gjitha vlerat ushqimore.

Vegjetalet

Soja dhe derivatet e saj janë shumë të këshillueshme në shumë dieta të cilat kanë nevojë për ushqime me një sasi të mirë të vitaminës D. Ndër vegjetalet më të pasur me këtë substancë janë kërpudhat sepse thithin shumë diell. Në tavolinë nuk duhet të mungojnë edhe drithërat dhe vaji i mëlçisë së merlucit që përveç se shumë të mira për kockat garantojnë dhe mirëqenien e trurit.