Transmetuar më 10-03-2017, 14:56

Mbajtja vetëm e tangave ose perizomave– Ndonëse veshja e tangave apo perizomave arrijnë të japin një lloj sensualiteti, ato mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Kjo pasi bakteri që gjendet në jashtëqitje, escherichia coli, mund të zhvendoset lehtësisht në organin gjenital dhe mund të shkaktojë infeksione të ndryshme.

Mos mbajtja e mbathjeve pambuku– Për të pasur kujdesin e duhur për pjesët intime, këshillohet që të përdoren mbathje pambuku. Sigurisht që materialet sateni apo prej tyli janë më sensuale, por mundohuni që t’i mbani edhe me raste.

Nuk ndërroni të brendshmet pas stërvitjes– Ndryshimi i mbathjeve pas stërvitjes është i domosdoshëm. Arsyeja? Bakteret pëlqejnë ambientet e ngrohta dhe djersën, pasi është vendi ideal për t’u shumuar.

Mbajtja e mbathjeve me numër të gabuar– Mbathjet që lënë shenja në trup, që janë një masë më e vogël, duhen shmangur në mënyrë kategorike. Presioni i tyre mbi pjesët intime, mund të shkaktojë acarim të madh, shkruan noa.al.

Veshja dy herë e të njëjtave mbathje– Përdorimi i mbathjeve të pista, të cilat i kemi veshur dy herë, është një prej gjërave më të këqija që mund të ndodhë për organin gjenital. Mbathjet e veshura njëherë, sado të pastra, janë të mbushura me baktere dhe shtojnë rrezikun për infeksione. Kështu që përdorni gjithmonë të brendshme të lara./a.y/noa.al