Transmetuar më 10-03-2017, 12:58

Personi që masakroi me sëpatë nëntë persona në një stacion treni në Duesseldorf të Gjermanisë, dyshohet se është shqiptar i Kosovës.

I dyshuari për sulmin e së enjtes mbrëma është një 36- vjeçar nga Kosova, i cili rezultoi se vuan nga probleme psikologjike. Gjatë sulmit ai veproi i vetëm, ndërsa u arrestua më pas nga policia.

Nga të plagosurit, pesë janë gra, katër prej të cilave në gjendje kritike. I plagosur mbeti edhe agresori.

Ndërkohë nga hetimet e para policia gjermane përjashton hipotezën e terrorizmit, ndërsa motivi i ngjarjes, është ende i paqartë për hetuesit, ndërsa mendohet të ketë qenë një krizë momentale./a.y/noa.al

Sulm me sëpatë në një stacion treni në Gjermani, 9 të plagosur