Transmetuar më 09-03-2017, 15:02

Tiranë, NOA.al- Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë por pas mesdite do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm. Më të dukshme shirat do të paraqiten në zonat malore verilindore dhe juglindore. Po ashtu edhe pasditja do të vijojë me vranësira dhe shira në zonat malore duke lënë me vranësira të dendura dhe intervale të shkurtra me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta. Në orët e vona të natës do të ketë pauzë të shirave në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur vlera konstante në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Prezenca e një qendre me presion të ulët atmosferik në qendër të kontinentit do të bëjë që Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre të dominohen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore në Alpet e Zvicrës e Austrisë. Po ashtu, vranësirat e shpeshta dhe shirat e dobët e lokalë do të karakterizojnë kushtet e motit edhe për vendet e rajonit.

Ndërsa, moti i kthjellët do të jetë dominant në pjesën më të madhe të Europës ku temperatura relativisht të larta priten në gadishullin Iberik, rajonit të Mesdheut si edhe gadishullin e Ballkanit. Po ashtu, moti i kthjellet dhe temperaturat e ulëta do të jenë dominuese për vendet nordike dhe vendet Lindore.