Transmetuar më 09-03-2017, 13:41

Kuvendi i Prishtinës ka miratuar një rezolutë ku kërkohet lirimi i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ka qenë kjo forcë politike, e cila mori nismën për të thirrur Kuvendin në mbledhje të jashtëzakonshme. Në përfunim, 78 deputetë votuan pro, ndërsa 8 të tjerë abstenuan.

Përveç lirimit të ish-komandantit të UÇK-së, rezoluta kërkon dhe ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e tij. Ish-kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ndalua pak muaj më parë në Francë, mbi bazën e një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia kundër tij.

Seancat e deritanishme të gjykatës së Kolmarit, kanë dështuar, teksa autoritetet kosovare kanë kërkuar lirimin pa kusht. Për akuzat e ngritura ndaj haradinajt, ka folur gjykata endërkombëtare e Hagës, e cila e ka nxjerrë të pafajshëm.