Transmetuar më 08-03-2017, 22:17

Gratë që kanë ndryshuar botën, nuk u është dashur asnjëherë që të tregojnë diçka përveçse inteligjencës së tyre.

Njihuni me 6 gratë që kanë ndryshuar botën:

Rosa Parks: Gruaja me ngjyrë refuzoi që të ngrihej nga ndenjësja e autobusit, për t’i lëshuar vendin një njeriu të bardhë. Ajo u bë simbol në luftën për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marie Curie: U vlerësua me çmim Nobel në Fizikë dhe Kimi.

Margherita Hack: Është një nga mendjet më brilante të komunitetit shkencor. Ka qenë gruaja e parë që ka drejtuar një observator astronomik në Itali.

Amelia Earhart: Është gruaja e parë që fluturoi e vetme mbi atlantik dhe mbi Paqësor.

Samantha Christoforetti: Është austronautja e parë italiane dhe gruaja që ka qëndruar më shumë kohë në hapësirë (200 ditë).

Malala Yousafzai: Është gruaja më e re në moshë që ka fituar një çmim Nobel për paqen. Ajo është një aktiviste pakistaneze që ka luftuar për të drejtat civile.

Në këtë mënyrë ne mund të përmendim shprehjen e Harriet Becher Stoëe që thotë: “Gratë janë arkitektet e vërteta të shoqërisë sonë”./a.k/noa.al/