Transmetuar më 08-03-2017, 16:28

Për këtë "8 Mars" ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ardhur me një ide mjaft origjinale. Për të vënë një grua në krye të një detyre mjaft të rëndësishme për sigurinë e çdo qytetari.

Teksa ka uruar gratë për "8 marsin", ministri ka zgjedhur që të paktën për sot "të shkarkojë nga detyra", Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe në krye të këtij institucioni të vendosë një grua, Liljanën.

"Për sot shkarkuam Haki Çakon. Emëruam Liljanën 🙂 Policinë në këto 24 orë do e drejtojnë Gratë dhe Vajzat. Nqs urimet e sotme do bëhen me shumë vëmendje për dhunën ndaj grave nesër e tutje, Shqipëria do të bëhet më e mirë. Gëzuar 8 marsin", shkruan ministri Tahiri në Facebook./b.l/noa.al/