Transmetuar më 08-03-2017, 12:58

Në Europë ankthi prek 61 milionë persona. Kemi kaluar kohën e gurit, të hekurit, bronzit etj., por brezi jonë është i ankthit.

Jemi të bombarduar nga mesazhe që vijnë nga rrjetet sociale dhe mund të jetë e rrezikshme. Këto mesazhe përfshijnë pasojat e terrorizmit, mosbesimin e qeverisë dhe frikëra të tjera.

Përgjigja natyrale e trupit tonë ndaj stresit, është ankthi. Ndërsa paraardhësit tanë largoheshin për t’i shpëtuar frikës nga sulmet e ndryshme, ne duhet të përgjigjemi, ndaj kolegëve, familjarëve dhe miqve dhe një gjë e tillë shkakton stres.

Por sipas një studimi të Shoqatës Europiane të Psikiatrisë, janë dhjetë aktivitete që ndihmojnë për të luftuar ankthin.

Aktivitetet që këshillohen janë të shkruarit, studimi, leximi, parja e serialeve televizive, qëndrimi në ajër të pastër, meditimi, aktiviteti fizik, kërcimi, kujdesi për lulet ose bimët, kujdesi për një kafshë shtëpiake, aktiviteti përsëritës si thurja me shtiza etj. Të gjitha këto mënyra favorizojnë prodhimin e hormonit që rregullon ankthin./a.y/noa.al