Transmetuar më 08-03-2017, 08:45

Festa e gruas, më korrektësisht dita ndërkombëtare e femrës, festohet në 8 Mars për të kujtuar qoftë arritjet sociale dhe politike të femrës, edhe diskriminimin dhe dhunimin e pësuar prej saj në gjithë botën.

Kjo ditë e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dita e femrës. Në vitin1908 gjatë një konference të Partisë Socialiste në Chicago, një grua socialiste denoncoi shfrytëzimin dhe diskriminimin seksual të femrës, bazuar në rroga dhe orare.

Kështu në SHBA nisi të festohej dita e gruas në fund të shkurtit ndërsa në Europë në 19 mars.

Në 8 marsin i vitit 1917 në Shën Petërburg, femrat u bashkuan në një manifestim të madh proteste, për të shembur muret e diskriminimit.

8 marsi i 1917 mbeti në histori dhe shënoi nisjen e revolucionit rus, një datë e zgjedhur edhe gjatë konferencës së dytë ndërkombëtare të femrave komuniste në vitin 1921.

Një mit i rremë që ekziston lidhur me këtë datë është se në 8 mars, është se kujtohet vdekja e qindra punëtorëve të cilat gjetën vdekjen në një fabrikë në New York në vitin 1908, apo shtypja policeske e një manifestimi të punëtorëve të tekstileve në New York. Të gjitha këto janë të pavërteta.

Por pse lulja e mimozës është simbol i kësaj feste? Kjo zgjedhje është bërë pasi lulëzon në ditët e para ta marsit./a.y/noa.al