Transmetuar më 07-03-2017, 15:24

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta por me vranësira të dendura dhe shira të dobët paraqitet moti në zonat verilindore dhe juglindore.

Orët e pasdites do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar shirat edhe nga zonat malore, kjo do të bëjë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Europa

Kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik nga veriperëndimi drejt qendrës së Europës do të ndikojë në këto rajone mot me vranësira dhe shira. Gjithashtu, vranësirat dhe shirat do të mbeten sërish prezent për vendet e Ballkanit por në sasi të pakta. Vendet Nordike do të kenë sërish reshje dëbore. Moti i kthjellet do te jete dominues per gadishullin Iberik, Europen Lindore si edhe nje pjese e Mesdheut./b.l/noa.al/