Transmetuar më 07-03-2017, 14:56

Problemet seksuale dhe performanca e ulët në shtrat është tregues për sëmundjet kardiovaskulare.

Është kjo ajo që del nga një studim i drejtuar nga italiani Carlo Foresta, i Universitetit të Padova, bazuar në 300 pacientë dhe i zgjatur për 10 vjet.

Rezultatet e studimit treguan se pacientët që kishin problemme në shtrat, rrezikonin tri herë më shumë të vdisnin nga sëmundje të zemrës, si infarkti.

“Patologjitë kardiovaskulare dhe problemet seksuale janë të lidhur shumë ngushtë dhe nëse nuk trajtohen në kohë mund të rezultojnë edhe vdekjeprurëse”, shpjegoi Foresta, në kuadër të kongresit kombëtar të Mjekësisë dhe Riprodhimit që po mbahet këtë javë në Abano Terme.

Ai shton se problemet e performanës seksuale prekin një mashkull në 3 dhe shpesh janë sinjal për sëmundje si tensioni i lartë, diabeti, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës./a.y/noa.al