Transmetuar më 07-03-2017, 10:33

Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe në Maqedoni ka rënë pre e një sulmi nga persona të paidentifikuar. Sipas mediave vendase, kanë qenë katër persona të cilët kanë tentuar që të djegin këtë institucion, sot në 7 mars, që është edhe festa e mësuesit. Për fat të mirë, tentativa për ta djegur muzeun ka rezultuar e pasuksesshme ndërsa janë thyer vetëm xhamat e disa dritareve.

Drejtori i muzeut, Nuer Arsllani ka konfirmuar ngjarjen teksa ka thënë se menjëherë është bërë njoftimi i policisë për ngjarjen.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe indentifikimin e autorëve. Kjo ngjarje i paraprin edhe zhvillimeve politike në Maqedoni, e cila prej muajsh ndodhet në krizë.

Pak javë më parë, partitë shqiptare atje, arritën që të dakordësoheshin me partitë maqedonase për njehsimin e gjuhës shqipe në të gjithë vendin.