Transmetuar më 06-03-2017, 15:27

Instagram nisi një aplikacion për Windows 10 vitin e kaluar, por gjithsesi mungon një funksion kyç shumë i rëndësishëm: ngarkimi i fotove nga kompjuteri. Nuk ka asnjë mënyrë për të ngarkuar foto në Instagram nga kompjuteri juaj.

Nuk ka asnjë mënyrë për të ngarkuar fotot nga faqja e internetit madje, nuk ka as ndonjë aplikacion dedikuar për këtë gjë.

Kjo është e dhimbshme, veçanërisht në qoftë se ju doni të ndani fotografi që keni bërë me një aparat fotografik dixhital në vend të një telefoni të mençur.

Kjo mund të ndryshojë në të ardhmen, por ndërkohë ka dy mënyra të dobishme për të ngarkuar fotografi në Instagram nga kompjuteri juaj. Aplikacioni Instagram për Android është super!

Dhe ju mund ta përdorni atë në kompjuterin tuaj pa pagesë për Android BlueStacks App Player, duke bërë të mundur që ju të ngarkoni fotografi në Instagram nga kompjuteri juaj.

Më poshtë gjeni hapat që do ju ndihmojnë të ngarkoni foto nga kompjuteri në Instagram. Shkarkoni dhe instaloni BlueStacks, pastaj hapeni atë dhe zgjidhni gjuhën e duhur. Ju nuk duhet të shqetësoheni për saktësinë e vendndodhjes kur ju nuk jeni jashtë kështu që ndjehuni të lirë për të hequr këtë opsion kur ai të shfaqet.