Transmetuar më 06-03-2017, 13:06

Nëse ju ndodheni në lindje të Japonisë, në qytetin Kawazu, keni mundësinë të shijoni ardhjen e pranverës pak më herët me 8000 pemët e saj të qershisë, të cilat kanë shpërthyer në lule njëkohësisht.  

Zakonisht sakura (emri i qershisë japoneze), lulëzon në fund të marsit apo në fillim të prillit, por Kawazu është një vend special, ku lulet e qershisë çelin më herët.

Pemët krijojnë një shfaqje magjike, ku me miliona njerëz e vizitojnë këtë vend për të parë nga afër qershitë e lulëzuara,  apo për të ndjerë aromën e luleve.

Vizitorët e Kawazu gjithashtu mund të lëvizin me një lokomotivë të vogël, që i shëtit ata në një udhëtim përmes aromës së luleve dhe qindra nuancave të rozës.