Transmetuar më 06-03-2017, 12:37

Alban Voda, ish- komandoja i cili dy herë me radhë ka shërbyer me mision në Irak, ka tronditur me atë që ka thënë në polici, pasi theri me thikë fqinjin e tij.

“E vrava sepse do të më mbyste me një kokërr ulliri”, mësohet të jetë shprehur ai para oficerëve të policisë pas arrestimit.

Krimi i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Ujëmirë të Këlcyrës, i cili akuzohet se vrau bashkëfshatarin e tij 66-vjeçar Nesim Hoxha duke i prerë kokën me thikë, dyshohet se kanë pasur probleme pronësie.

Policia tha zyrtarisht se Voda vuante nga depresioni, por nuk ka qenë person problematik për shërbimet e policisë dhe nuk ka qenë i evidentuar me kartelë mjekësore nga spitali, ndryshe nga sa u pretendua.

I riu akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”, ndërsa në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Përmetit./a.y/noa.al 

Ish- komandoja theri fqinjin me thikë, policia: Nuk ishte me kartelë

I preu kokën fqinjit, ja kush është ish-komando shqiptar

Tmerr në Këlcyrë, i riu me çrregullime mendore i pret kokën 66-vjeçarit