Transmetuar më 04-03-2017, 20:35

Dy fëmijë në Kosovë janë lënduar nga shpërthimi i një granate dore në Nishor gjatë pasdites së sotme.

Mediat vendase shkruajnë se fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën, dhe ndodhen në Spitalin e Prizrenit.

Granata e dorës, e cila është gjetur prej tyre në afëri të Shkollës Fillore “Bajram Curri”.

Vijojnë hetimet nga policia sipas procedurave të rregullta ligjore.