Transmetuar më 04-03-2017, 11:28

Prishtinë, 4 mars 2017, NOA.al- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të BE-së, Federica Mogherinin, me të cilën bisedoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Thaçi, u shpreh vizita vjen në një moment më të mirë për Kosovën dhe rajonin.

“Kemi sfida të ndryshme, por prioritete të njëjta”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se është e rëndësishme që BE të mbështesë tërë rajonin në aspiratën e vet për t’u bërë pjesë e saj.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e lartë, Mogherini u shpreh e kënaqur me vizitat e saj në rajon.

Presidenti Thaçi ka shprehur kënaqësi që përfaqësuesja e Lartë, Mogherini, do të takojë tërë spektrin politik në Kosovë, që të japë përkrahjen më të gjerë për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe procesin e liberalizimit të vizave.

“BE-ja mbetet aspirata e vetme e Kosovës dhe e tërë rajonit”, u shpreh presidenti Thaçi.